E krijuar që në vitin 1991 me emërtimin Agjensia Universal, SV FILTER TECHNIK është një kompani e specializuar në blerjen, shitjen dhe trajtimin e filtrave dhe vajrave lubrifikante për të gjitha llojet e autoveturave, kamionëve, autobuzave, makinerive të rënda të ndërtimit, mekanikës bujqësore, gjeneratorëve, kompresorëve, marine, etj.

Aktualisht, ne trajtojmë mbi 4000 lloje të ndryshme filtrash, me tendencë gjithnjë në rritje të tyre, në përputhje me kërkesat e tregut. Shumëllojshmëria dhe gjëndja e madhe e përhershme, së bashku me shërbimin e një personeli mjaft të kualifikuar, garantojnë plotësimin shpejt e në çdo kohë ( 24/7 ) të nevojave të klientëve për filtrat e kërkuar, shoqëruar me asistencën e duhur e të nevojshme teknike.

20+Vite Eksperiencë
4000+Produkte
2Shtete