Rreth Nesh

SV Filter Technik është kompania e parë në Shqipëri dhe Kosovë e specializuar në shpërndarjen e të gjitha llojeve të filtrave dhe vajrave lubrifikantë për përdorim automotiv dhe industrial.
E themeluar në vitin 1991, kompania jonë ka ndërtuar një eksperiencë të gjatë dhe të besueshme në tregun e filtrimit për autovetura, kamionë, autobusë, makineri ndërtimi, pajisje bujqësore, gjeneratorë, kompresorë, impiante teknike dhe sektorë marine.

Me mbi 5000 lloje të ndryshme filtrash në stok, SV Filter përfaqëson një nga distributoret më të mëdhenj dhe më të besueshëm në tregun shqiptar dhe më gjerë. Gama jonë e produkteve përfshin filtra ajri, filtra nafte, filtra vaji, filtra për kabinë dhe shumë komponentë të tjerë për automjete, makineri bujqësore, ndërtimi dhe industri të ndryshme. Ajo zgjerohet vazhdimisht duke u përditësuar sipas kërkesave të klientëve dhe zhvillimeve të tregut, për të garantuar gjithmonë zgjidhjen e duhur në kohën e duhur.

SV Filter ofron disponueshmëri të menjëhershme falë një sistemi të organizuar magazinimi dhe një logjistike të optimizuar, që mundëson shpërndarje të shpejtë dhe të sigurt kudo në Shqipëri dhe Kosovë. Në dispozicionin tuaj është edhe një staf i specializuar teknik, i gatshëm të ofrojë këshillim dhe asistencë 24/7 për të ndihmuar klientët në përzgjedhjen e filtrit më të përshtatshëm për çdo aplikim.

SV Filter
Untitled design - 2025-07-06T162944.600
01

Staf i kualifikuar

Eksperiencë & Specializim 30 vjecar në trajtimin e Filtrave & Vajrave Lubrifikantë.

Në zemër të SV Filter qëndron një ekip profesionistësh me eksperiencë të gjatë në industrinë e filtrave dhe vajrave. Në zemër të SV Filter qëndron një ekip profesionistësh me eksperiencë të gjatë në industrinë e filtrave dhe vajrave.

Çdo anëtar i stafit tonë është i përkushtuar për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe të sakta për klientët tanë. Nga magazinierët, tek konsulentët teknikë dhe shitësit tanë në terren – të gjithë punojnë për të garantuar cilësi, korrektësi dhe një shërbim të personalizuar për çdo biznes apo servis që bashkëpunon me ne.

02

Produkte Cilësore dhe të çertifikuara

Bashkëpunim vetëm me fabrika cilësore që prodhojnë sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Çdo filtër apo vaj që shpërndahet nga ne është përzgjedhur me kujdes nga marka ndërkombëtare që respektojnë cilësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë teknike. Ne nuk komprometojmë kurrë në cilësi, sepse besojmë se performanca afatgjatë nis nga përzgjedhja e saktë e materialeve.

Bashkëpunojmë vetëm me fabrika dhe prodhues të besuar, që ofrojnë dokumentacion teknik dhe çertifikime për çdo produkt. Kjo na lejon të furnizojmë klientët tanë B2B me garanci të plotë dhe siguri maksimale, për çdo porosi – sado e madhe apo e vogël të jetë.

03

Program Online B2B

Shërbimi B2B dhe transparent , 24/7 për të gjitha produktet tona.

Çdo klient biznesi mund të kontrollojë në kohë reale disponueshmërinë e filtrave dhe vajrave, të bëjë porosi direkt dhe të marrë asistencë teknike pa ndërprerje. Sistemi ynë është i ndërtuar për transparencë dhe lehtësi në përdorim.

Ky shërbim na lejon të krijojmë marrëdhënie afatgjata me servise, dyqane dhe industri të ndryshme, të cilët kërkojnë ritëm të shpejtë pune, akses të shpejtë në stok dhe një partner të besuar për furnizimet e përditshme.

04

Katalog Inovativ

Katalogu i ri të jep mundësinë e kërkimit të produkteve tona me Cross Referencë dhe kto produkte janë të paraqitura me të dhëna të ndryshme.

Katalogu ynë i avancuar ofron mundësinë për të kërkuar produktet përmes Cross Reference, duke ju ndihmuar të gjeni filtrin ose vajin e duhur sipas kodit origjinal ose referencës teknike. Kjo funksionalitet është veçanërisht e dobishme për serviset dhe bizneset që kanë nevojë për përputhje të shpejtë dhe të saktë.

Çdo produkt shoqërohet me të dhëna teknike, imazhe të qarta dhe aplikime të mundshme, për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen më të mirë me vetëm pak klikime. Ky sistem është ndërtuar për të kursyer kohë dhe për të rritur efikasitetin në punën tuaj të përditshme.

05

Shumëllojshmëri Produktesh

Gamë e gjerë me mbi 5000 lloje të ndryshme Filtrash dhe Vajra Lubrifikantë.

Me mbi 5000 lloje të ndryshme filtrash dhe vajrash, SV Filter garanton zgjidhjen për çdo nevojë teknike, nga veturat e zakonshme deri te makineritë industriale më të avancuara. Gama jonë përfshin produkte për automjete, bujqësi, ndërtim, marine dhe shumë sektorë të tjerë.

Disponueshmëria e madhe në stok dhe katalogët tanë të detajuar ju ndihmojnë të gjeni shpejt produktin e saktë. Pavarësisht kërkesës, jemi të përgatitur për t’ju furnizuar në kohë dhe me efikasitet.

Shopping Cart
No products in the cart.
What are you looking for in Partdo?