Partner me Ferra Filter

Ferra Filter A.Ş. është një nga prodhuesit më të njohur të filtrave në Turqi, me një gamë të gjerë produktesh që mbulojnë filtrat e ajrit, vajit, naftës, kabinës dhe filtrat industrialë. Kompania operon me standarde të larta ndërkombëtare dhe është e njohur për cilësinë, përputhshmërinë me OEM dhe katalogët e strukturuar për çdo aplikim.

Si partner zyrtar i SV Filter Technik në Shqipëri dhe Kosovë, ky bashkëpunim na mundëson të ofrojmë klientëve tanë produkte të certifikuara, çmime konkurruese dhe furnizim të qëndrueshëm nga magazinat tona lokale. Për çdo nevojë filtrimi – nga automjetet personale deri te makineritë e rënda.

Çfarë ofron Ferra Filter

Katalog i organizuar dhe i shkarkueshëm

Ferra Filter ofron një katalog online të plotë, të ndarë sipas markave dhe aplikimeve, që mund të shkarkohet lehtësisht për referencë. Përfshin zgjidhje për automjete si BMW, Audi, Toyota, Ford, dhe shumë të tjera.

Prodhim modern dhe kontroll cilësie

Fabrika e Ferra Filter përfshin linja të automatizuara prodhimi, laborator R&D dhe testime rigoroze për çdo produkt, duke garantuar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Zhvillim i vazhdueshëm teknologjik

Ferra investon në zhvillimin e produkteve të reja për të përmbushur kërkesat e tregut në filtrimin automobilistik dhe industrial, duke përmirësuar performancën dhe qëndrueshmërinë.

Certefikata & Aprovime

SV Filter Technik është distributori zyrtar i ARDECA Lubricants në Shqipëri dhe Kosovë. Nëse ke nevojë për furnizim të qëndrueshëm, çmime konkurruese dhe produkte të certifikuara evropiane – jemi partneri i duhur për ty.

slider image
Shopping Cart
No products in the cart.
What are you looking for in Partdo?