Periudha e tranzicionit të kalimit në modelet elektrike që po përjeton bota e makinave konfirmohet nga një evolucion i shpejtë i tregut. Regjistrimet e makinave 100 % elektrike, në fakt, vazhdojnë të rriten në mënyrë shumë të shpejtë, dhe dukef filluar nga janari deri në qershor të vitit 2020, në përqindje rritja e modeleve është 100% më e lartë karahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2019.
Pavarësisht numrit të madh të modeleve, kostoja mesatare e blerjes së makinave elektrike vazhdon të jetë ende mjaft e lartë: makina elektrike më e lira në tregun europian për momentin është Smart ForTwo dhe çmimet fillojnë nga 25 mijë Euro, dhe disa vende kjo vlerë ëshë edhe më e lartë, pa llogaritur dhe opsionet shtesë. Ndërkaq, në vitin Dacia Spring, ka shumë të ngjarë të kushtojë rreth 18 000 Euro.
Modelet e reja elektrike për vitin 2021
Prezanca e modeleve elektrike në treg vazhdon të rritet nga vitit në vit. Një ndër modelet e reja është padyshim dhe Dacia Spring, e cila pritet të debutojë në sektorin e makinave elektrike me një kosto relativisht interesante. Falë ndarjes së platformës MEB dhe teknologjive të Grupit Volkswagen, Škoda po përgatitet gjithashtu të bëjë debutimin e saj në segmentin e SUV-ëve 100% elektrikë me Enyaq. Versioni Enyaq 50, do të pajiset me një paketë baterish 55 kWh që do të furnizojë një njësi elektrike 148 kf dhe do të garantojë një diapazon deri në 340 km. Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 35,000 euro.
Gjithashtu në segmentin “crossover”, 2021 do të jetë viti i modelit të dytë 100 % elektrik të Nissan, i cili pas Leaf, një nga paraardhësit e këtij ndryshimi rrënjësor, do të lëshojë në treg Ariya. Një model me një stil modern që në versione të ndryshme mund të garantojë një diapazon që varion nga 340 deri në 500 km dhe një fuqi maksimale që varion nga 218 deri në 394 kf.
Ndër risitë e tjera është dhe modeli i prodhuesit nga Palo Alto, e cila sigurisht që nuk mund të mungojë: Tesla Model Y. Ky model në shumë vende mund të porositet që tani, poqë mund të dorëzohet duke filluar nga viti i ardhshëm. Një SUV me një çmim fillestar prej rreth 64 000 Euro, e pajisur me teknologjitë më të mira të prodhuesit amerikan dhe që synon të mposhtë konkurrencën evropiane.
Ekziston gjithashtu një pritje e madhe për Ford Mustang Mach-E, hedhja e të cilit në treg është shtyrë për vitin 2021, pas efekteve ekonomike globale të pandemisë, dhe për Cupra El-Born, një SUV me zero emëtime me një pamje agresive të nënshkruar nga marka spanjolle që tani është bërë e pavarur nga Seat.
Ja dhe modelet e reja për vitin 2021
- Renault Twingo Z.E.
- Dacia Spring
- Cupra El-Born
- Skoda Enyaq
- Nissan Ariya
- BMW iX3
- Polestar 2
- Porsche Taycan Sport
- Mercedes EQS
- Fiat 500 3+1