Nëse doni që makina juaj të funksionojë sa më mirë dhe jeni të sigurt në çdo udhëtim tuajin, apo dhe të parandaloni në kohë dëmet dhe avaritë që mund t’ju kushtojnë shumë, atëherë duhet të tregoni kujdes në mirëmbajtjen e saj. Më poshtë do të rendisim 10 këshilla të thjeshta, të cilat do t’ju ndihmojnë për një kujdes më të mirë për makinën tuaj.

Makina juaj ka të ngjarë të jetë një prej shpenzimeve tuaja më të mëdha, ndaj është shumë e rëndësishme që të kujdeseni sa më mirë për të. Një makinë e mirëmbajtur jo vetëm që funksionon më mirë, por ju ndihmon të jeni më të sigurt në çdo udhëtim tuajin dhe ju kursen para dhe kohë.

Edhe nëse makina juaj është e re dhe nuk udhëtoni shumë, mirëmbajtja periodike dhe në mënyrën e duhur është jetike. Automjetet janë komplekse dhe kanë nevojë për mirëmbajtje dhe përdorim të rregullt. Në çdo rast ne ju këshillojmë që mirëmbajtjen e makinës tuaj t’ia besoni profesionistëve. Por, sigurisht më kryesorja është kujdesi që ju tregoni ndaj saj.

1. Mbajeni të pastër

Gjithmonë është kënaqësi të udhëtoni me një makinë të pastër. Por, ka ka arsye më praktike që ju të mbani pastër makinën tuaj. Është detyrim që targa, dritat, pasqyrat e dyerve dhe dritaret e makinës tuaj të jenë në pastra. Përveç, higjenës personale dhe arsyeve shëndetësore, është shumë e rëndësishshme që ju të kujdeseni dhe për interiorin e makinës tuaj. Pluhurat janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, veçanërisht në qytetet me nivel të lartë ndotjeje, ndaj dhe ato mund të krijojnë papastërti rreth butonëve. Me kalimin e kohës pluhurat mund të bllokojnë dhe funksionimin e tyre. Papastërtitë mund të pengojnë pedalet, levën e ingranazhit dhe frenat e dorës. Plehrat e bllokuar nën pedalin e frenave janë veçanërisht të rrezikshme dhe madje mund të shkaktojnë aksidente.

2. Kujdesuni për nivelin e fluidëve

Makinat kanë nevojë për shumë lubrifikantë për të funksionuar siç duhet, të cilat përfshirë vajin, ftohësin, alkoolin e frenave etj. Është shumë e rëndësishme dhe shumë e thjeshtë që t’i kontrolloni vetë pa patur nevojë të shkoni në servisin e autorizuar për të kontrolluar nivelin e lubrifikantëve dhe lëngjeve.

Tradicionalisht, të gjitha makinat kanë një shirit matelik në pjesën e tyre të motorit që ju lejon të kontrolloni nivelin e vajit. Shumë automjete të viteve të fundit nuk e kanë më matësin e nivelit të vajit dhe në vend të kësaj përdorin kompjuterin e makinës për të monitoruar nivelin, duke e shfaqur atë në ekran. Ju duhet të kontrolloni manualin e makinës tuaj që të siguroheni nëse është e tillë apo jo.

Nëse makina juaj ka një matës të nivelit të vajit, kontrolloni vajin kur motori është i ftohtë. Tërhiqni matësin dhe fshijeni me një leckë të pastër. Futeni dhe tërhiqeni përsëri. Kontrolloni matësin në pjesën e poshtme. Nëse vaji në shirit është afër ose nën nivelin minimal, duhet të plotësoni nivelin e vajit. Manuali i makinës suaj ju tregon se çfarë lloj vaji duhet të shtoni. Është shumë e rëndësishme që të përdorni llojin e vajit që i përshtatet motorit tuaj nëse doni të shmangni problemet e mëvonshme. Në çdo rast ju rekomandojmë që të përdorni vajra origjinalë.

Ju mund të shihni nivelet e ftohësit, alkoolin e frenave dhe fluidët e timonit në ‘rezervuarët’ e tyre në pjesën e motorit. Përsëri, nëse janë afër, ose poshtë nivelit minimal të shënuar në rezervuar, ata duhet të plotësohen. Thjesht hiqni kapakun dhe shtoni vajin ose alkoolin sipas rastit.

3. Kujdesuni për xhamat e makinës tuaj

Ju duhet ta kujdeseni për xhamin e përparmë të makinës suaj që të jetë i të pastër dhe pa dëmtime, në mënyrë që të keni gjithmonë pamje të mirë. Është shumë e rëndësishme që në çdo rast të keni ujë të bollshëm për fshirëset e xhamave, mundësisht të përdorni dhe solucion, ndërsa duhet të kujdeseni që fshirëset e xhamave të mos jenë të konsumuara.

Si mund t’i kontrolloni nëse janë konsumuar, apo jo? Ngrijini ato nga xhami dhe përshkrojini me gishtin tuj përgjatë tehut. Nëse është i dhëmbëzuar, atëherë duhet t’i zëvendësoni. Fshirëset e xhamave mund t’i gjeni në dyqanët e pjesëve të këmbimit të makinave dhe mund të zëvendësohen pa nevojën e një mekaniku. (Vetëm sigurohuni që të jenë në gjatësinë e duhur.)

Çdo pdëmtim ose çarje në xhamin e përparmë duhet të rregullohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe defektet e vogla shpesh mund të shndërrohen në probleme të mëdha.

4. Kontrolloni gomat tuaja

Është shumë e rëndësishme të mbani gomat e makinës tuaj në presionin e duhur. Presioni i ulët e bën makinën tuaj që të shpenzojë më shumë karburant dhe ndikon në mënyrën e drejtimit të saj, me rezultate potencialisht të rrezikshme. Hapni derën e shoferit të makinës suaj dhe do të shihni një panel në skajin e brendshëm që rendit presionet e duhura për gomat e përparme dhe të pasme. Kontrolloni gomat tuaja duke bashkuar një matës presioni (të lirë dhe të disponueshëm nga stacionet e karburantit) në valvulat e tyre të ajrit. Shumica e stacioneve të karburantit ofrojnë pompa që ju lejojnë të shtypni numrin e duhur të presionit dhe më pas të fryni automatikisht gomën në atë nivel.

Ju gjithashtu duhet të vëzhgoni thellësinë e gjurmëve të gomave tuaja. Ligjërisht, makinat duhet të kenë 3mm. Ju mund ta kontrolloni këtë duke futur njërën anë të një monedhë 50 lekëshe. Nëse arrini të shikoni buzën e jashtme të monedhës, shkelja është mjaft e thellë. Përsëriteni në të gjithë gjerësinë e gomës nëse është e mundur.

Kujdes gjithashtu për ndonjë prerje, gungë, gozhdë, gjemba ose dëmtim tjetër. Nëse ndonjë dëmtim ka ekspozuar strukturën metalike të gomës, duhet ta zëvendësoni atë menjëherë.

Mospërdorimi i makinës tuaj për periudha të gjata mund të çojë në ‘njolla të rrafshëta ’në një gomë. Përdorimi duhet të eleminojë ato, por në raste ekstreme, goma është deformuar dhe duhet të zëvendësohet.

5. Shikoni shigjetën e matësit të karburantit!

Mbarimi i karburantit nuk është thjesht tepër i papërshtatshëm – mund të jetë shumë e dësmshme për makinën tuaj sepse mbeturinat në pjesën e poshtme të rezervuarit të karburantit mund të thithen në motor. Nëse kaarburanti është drejt fundit, mos u tundoni që të shkoni deri në një stacion ku karburanti kushton më pak, por që është më larg. Kjo mund të rezultojë fatale nëse përfundoni duke paguar për riparime ose dhe shërbime të tjera karoatreci apo shërbime të paparashikuara servisi.

6. Kujdesuni për baterinë e makinës suaj

Kur ju hiqni çelësin e makinës suaj, çdo pajisje elektrike që nuk është fikur, si dritat ose stereoja, kalon në një gjendje standby në mënyrë që të ndizet automatikisht kur të ndizni makinën herën tjerët. Kjo mënyrë “gatishmërie” tërheq pak energji nga bateria, ndaj nëse makina nuk përdoret për një kohë të gjatë më pas, ka shumë gjasa që bateria e makinës tuaj të ketë rënë.

Sistemi i ajrit shpenzon shumë energji nga bateria kur makina nuk është e ndezur dhe mund të harxhojë baterinë për vetëm disa javë. Sigurohuni që të fikni të gjitha pajisjet elektrike të makinës para se të hiqni çelësin.

Nëse e dini që nuk do të ngisni makinën tuaj për një kohë të gjatë, mund të konsideroni të blini një ‘karikues, i cili ushqen mjaftueshëm baterinë nga priza e shtëpisë tuaj, vetëm sa për të ndezur makinën tuaj.

7. Mbajeni makinën larg gjetheve

Nëse parkoni makinën tuaj poshtë një peme, çdo gjethe që bie mund të bllokojë boshllëqet dhe çarjet në makinë. Mund të jetë një problem i veçantë rreth kapakut të bagazhit, ku gjethet mund të bllokojnë kanalet e kullimit të ujit, filtrat e ajrit dhe madje edhe sistemin e ngrohjes. Kjo mund të shkaktojë rrjedhje të ujit në makinë dhe madje të çojë në ndryshkje. Balta dhe zhuli që grumbullohen poshtë makinës dhe në pjesën e harqeve të gomave mund të kenë të njëjtin efekt.

Kini kujdes për faunën, si dhe florën. Nëse makina juaj nuk përdoret rregullisht është e mundur që brejtësit të fshihen poshtë makinës tuaj ose në pjesën e motorit. Ato mund të shkaktojnë dëme serioze, duke dëmtuar telat dhe tubat.

8. Udhëtoni rregullisht me makinën tuaj

Një makinë është shumë si trupi i njeriut dhe mund të përkeqësohet nëse nuk ushtrohet rregullisht. Thjesht udhëtimi me makinën tuaj ndihmon që automjeti juaj të ruajë performancën dhe rrjedhimisht mund të shmangni mosfunksionimet për shkak të mos ndezjes së saj. Në rastin më ideal, duhet të bëni një udhëtim rreth 30 km ose më shumë të paktën çdo dy javë, dhe të sigurohuni që të përfshijë disa rrugë me shpejtësi të lartë. Kjo do të mundësojë që lëngjet e makinës që rrjedhin nëpër sistemet e saj, do të ndihmojë në ngrohjen e motorit dhe do të eleminojë çdo “njollë të sheshtë” të gomave.

9. Mbani të pastër filtrin e grimcave

Nëse makina juaj ka një motor me naftë, mund të ketë nevojë për një kujdes shtesë. Këta motorë kanë një pajisje në sistemin e shkarkimit të njohur si një filtri i grimcave. Këto filtra janë krijuar për të zvogëluar emëtimet e kimikateve të dëmshme si oksidet e azotit, të cilat mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes.

Filtri i grimcave – i njohur si DPF – mbledh kimikatet dhe më pas i djeg duke përdorur nxehtësinë nga shkarkimi. Kjo është e mundur vetëm nëse motori është në temperaturë të plotë të funksionimit. Motori zakonisht arrin atë temperaturë vetëm në udhëtime të gjata dhe të shpejta. Nëse kryeni kryesisht udhëtime të shkurtra, filtri nuk do të jetë në gjendje të djegë kimikatet që mbledh dhe përfundimisht do të bllokohet, duke zvogëluar fuqinë e motorit dhe duke e dëmtuar atë potencialisht. Zëvendësimi i një DPF është jashtëzakonisht i shtrenjtë, ndaj nëse bëni vetëm shumë udhëtime të shkurtra, ia vlen të mendoni me kujdes nëse keni nevojë për një makinë me motor nafte.

10. Kryeni rregullisht shërbimet e servisit

Deri më tani, mënyra më e mirë për ta mbajtur makinën tuaj në formë është të kryeni rregullisht shërbimet e servisit dhe mirëmbajtjes, dhe më kryesorja nga një servis i autorizuar nga prodhuesi. Shumë makina do t’ju njoftojnë me një mesazh në panelin e kontrollit kur një shërbim është në përfundim dhe nëse duhet të kryeni shërbime të tjera të nevojshme. Nëse keni dyshime, kontrolloni manualin ose regjistrin e shërbimeve të makinës suaj për të parë se kur duhet bërë shërbimi i rradhës.

Comments are disabled.